Ish deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim per Qarkun Gjirokaster, Vangjel Tavo, ka reaguar lidhur me fenomenin tejet shqetesues te shpopullimit dhe braktisjes se vendit nga elita e trurit shqiptar.
Në një reagim ne fb, Tavo shprehet , se pasi janë larguar të gjithë mjekët, rinia dhe intelektualët, pas 100 ditësh radhën e ka të largohet dhe shkaktarja dhe nxitësja kryesore e këtij shpopullimi masiv, sekti i “rilindjes” që udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.
Ja reagimi i plote i Tavos:
“Largohen mjekët.
Largohet rinia.
Largohen studentët.
Largohen intelektualët.
Largohen profesionistët.
Largohen familjet e thjeshta.
Pas 100 ditësh largohet “Rilindja” autorja e këtij shpopullimi.