Kryesuesi i listes se kandidateve per deputete te LSI Qarku Gjirokaster Vangjel Tavo, ka depozituar mengjesin e sotem nje tjeter kallzim penal ne Drejtorine Vendore te Policise per ate qe ai e ka quajtur fushaten e blerjes se votave nga Rilindja.

Zoti Tavo ka qene i qarte ne akuzat qe ai ka bere publike pas depozitimit te dosjes voluminoze me emrat e personave qe kane marre persiper blerjen e votave ne favor te Rilindjes. Ndonese nuk i beri publik, mendohet se jane 12 persona pjese e stafit te Rilindjes qe po kujdesen per shperndarjen e ndihmave dhe te hollave tek ato familje qe jane te lekundura per voten kete te diele.

Denoncime te tjera do te pasojne ditet e ardhshme tha ish deputeti Tavo cka paralajmeroi edhe emetimin e materialeve te tjera kompromentuese qe sipas tij vertetojne shitblerjen e votes nga ana e Rilindjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu