Ish ministri i Shendetesise dhe ish deputeti i LSI-se Vangjel Tavo, shprehet se mbetja e Shqiperise jashte skemes se vaksinimit per koronavirusin eshte deshmi e deshtimit te kesaj mazhorance.

Permes nje postimi ne fb Tavo shkruan se edhe gjate pandemise, qeveria “Rama” mendoi per tendera dhe jo per t’u bere pjese e projekteve kunder koronavirusit.

Ja postimi i Tavos:

“Ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 në vendet e BE dhe më gjerë.

Ndërsa qeveria shqiptare vazhdon me propagandë, me PPP, tendera dhe projekte imagjinare në 3D.

Duhet një qeveri e popullit, nga populli dhe për popullin.

Jo një sekt arrogant, i paaftë dhe i papërgjegjshëm që ka vetëm një mision: të zhvasë sa më shumë popullin e vet, edhe në kohë pandemie, vetëm për të pasuruar veten dhe oligarkët e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu