Drejtuesi politik i Levizjes Socialiste per Integrim i Qarkut Gjirokaster, Vangjel Tavo, u ka bere thirrje te gjithe socialisteve te vertete gjirokastrite, qe te braktisin sektin e ‘Rilindjes’ dhe t’i bashkohen socialisteve te LSI-se.

Permes nje mesazhi ne fb, Tavo shprehet se: ”“Rilindja” ishte në pushtet, por Ju, të nderuar socialistë të thjeshtë e të ndershëm, keni 8 vite që keni qenë në opozitë. Pasi “Rilindja” me një grusht njerëzish që nuk përfaqësonin idealet dhe bindjet Tuaja, u pasurua me besimin Tuaj, ndërkohë që ndaj Jush tregoi arrogancë, përbuzje, duke mos Jua dëgjuar kurrë zërin, e as shqetësimet, por duke Ju varfëruar edhe më shumë siç varfëroi të gjithë qarkun e Gjirokastrës e mbarë vendin.”

Ja mesazhi i plote i Tavos:

NJË MESAZH I SINQERTË DHE I PËRZEMËRT PËR SOCIALISTËT E THJESHTË DHE TË NDERSHËM.

Të nderuar socialistë të thjeshtë të qarkut Gjirokastër,

Një sekt korruptiv keqqeverisi vendin për tetë vite.

“Rilindja” ishte në pushtet, por Ju, të nderuar socialistë të thjeshtë e të ndershëm, keni 8 vite që keni qenë në opozitë. Pasi “Rilindja” me një grusht njerëzish që nuk përfaqësonin idealet dhe bindjet Tuaja, u pasurua me besimin Tuaj, ndërkohë që ndaj Jush tregoi arrogancë, përbuzje, duke mos Jua dëgjuar kurrë zërin, e as shqetësimet, por duke Ju varfëruar edhe më shumë siç varfëroi të gjithë qarkun e Gjirokastrës e mbarë vendin.

Dhe, siç u pa me listat e publikuara të përfaqësuesve të “Rilindjes” duan t’Ju lenë në opozitë edhe për shumë e shumë vite në vazhdim pasi lista e kandidatëve të “Rilindjes” nuk ka asnjë socialist të vërtetë në të, por vetëm ushtarët e bindur të sektit mavi.
Një listë e projektuar për të qenë në opozitë që të mbrojnë njëzëri interesat e tyre, zhvatjet që kanë kryer në këto tetë vite, e jo interesat Tuaja.

Kur ata nuk mundën të kujdesen për Ju në qeverisje, as nuk do përpiqen tani që do dalin në opozitë.

Sepse misioni i sektit të “Rilindjes” është të ruajë dhe mbrojë me çdo kusht interesat e saj dhe pasurinë e akumuluar nga mundi Juaj, pasuria Juaj, e drejta Juaj dhe e çdo njeriu në këtë qark e në mbarë vendin.

Në politikë çdo parti luan rolin e saj në të mirë të njerëzve dhe vendit. Partia Socialiste e vërtetë ka luajtur një rol të rëndësishëm në qeverisjen dhe zhvillimin e vendit. Unë personalisht iu bashkova të majtës shqiptare që në kohën time studentore kur në vitin 1991 krijuam Unionin Studentor, dhe u zgjodha, falë Jush, deputet i PS në qarkun Gjirokastër në vitin 1996.

Por Partia Socialiste e atëhershme dhe e kohëve të fundit, deri me ardhjen e “Rilindjes” nuk është më e njëjtë. Këtë Ju e dini fare mirë. Këtë e dinë edhe ish kolegët e mi të nderuar të PS, me kontribut të jashtëzakonshëm, të cilët u eliminuan politikisht nga sekti anti-ideal, anti-i majtë, anti-europian, anti-njerëzve të thjeshtë i “Rilindjes.”

Dikur Partia Socialiste e vërtetë përfaqësonte njerëzit e zanonshëm dhe shtresat e thjeshta të shoqërisë. Pra, njerëz të thjeshtë, të ndershëm e punëtorë si Ju. Por “Rilindja” i injoroi tërësisht familjet e thjeshta, e zhbëri PS e njerëzve të thjeshtë e të ndershëm dhe qeverisi vetëm për oligarkët, pasuroi edhe më shumë një dorë të pasurish, ushtarët e saj, dhe në vend që ta përdorë pasurinë e vendit për familjet e thjeshta e ndau të gjithë dhe e copëzoi sipas përfitimeve personale të oligarkisë.

Po Ju? Ju vrau shpresën. Mbylli vende pune me largimin e të gjitha institucioneve dhe drejtorive nga Gjirokastra. Ju varfëroi. Ju detyroi të largoheni apo të nisni në emigrim fëmijët Tuaj.

Mësuesit i ofendoi, administratën e trajtoi si skllave të saj, mjekët dhe infermierët i braktisi, simpatizantët e thjeshtë që u kishin besuar gënjeshtrave të “Rilindjes” i la në baltë, dhe mbështetësit e sinqertë i zhgënjeu.

“Rilindja” vazhdon t’Ju ofendojë dhe cenojë dinjitetin dhe personalitetin Tuaj. Ju kërcënon me bukën e gojës, me vendin e punës, e me forma degraduese ndaj banorëve të thjeshtë të qarkut tonë krenar, duke Ju shantazhuar e kërkuar me detyrim karta identiteti dhe votat e familjes dhe të njohurve. Edhe në frymën e saj të fundit “Rilindja” po Ju ofendon dhe po Ju cenon dinjitetin.

Miqtë e mi socialistë, mos kini frikë nga ky sekt në largim. Më 25 prill këta sharlatanë dalin në opozitë, e do jenë minoranca më e turpshme e 30 viteve të fundit.
Bashkohuni me të majtën e vërtetë. Le të bashkohemi së bashku për të krijuar një forcë përfaqësimi për familjet e thjeshta, për Ju, për familjet Tuaja, për të rinjtë e mrekullueshëm të qarkut tonë.

Të punojmë së bashku për t’i kthyer dinjitetin Gjirokastrës, e jo më një xhep gjeografik siç e bëri qëllimisht “Rilindja.” Por të krijojmë vende pune, të përmirësojmë ekonominë e çdo familje dhe të qarkut.

Ju premtoj personalisht që të gjitha institucionet dhe drejtoritë e larguara nga “Rilindja” dhe ato që kishte në plan për t’i larguar, unë do i rikthej në Gjirokastër, dhe të majtë e të djathtë, njerëz punëtorë e të ndershëm, të rinj e të reja, profesionistë dhe administratë, do punojmë së bashku për më shumë mundësi, punësim dhe projekte zhvillimore për qarkun, mbështetje për familjet dhe një të ardhme më të sigurtë për të gjithë.

Ky është ideali i një partie të majtë, që Ju e keni besuar gjithmonë, por që “Rilindja” Jua shkeli me këmbë. Le ta përmbushim së bashku këtë ideal të njerëzve dhe familjeve të thjeshta.

Le të jemi të gjithë së bashku triumfues në FITOREN E MADHE të 25 prillit.

Me respekt,
Vangjel Tavo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu