Ish deputeti i LSI-se per Qarkun Gjirokaster, Vangjel Tavo, ka deklaruar se 25 prilli eshte dita e fitores se madhe dhe kapitullimi i plotë i “Rilindjes”.

Permes nje reagimi ne fb Tavo shkruan, se LSI-ja eshte shnderruar tashme ne tmerrin dhe makthin e “Rilindjes”.

Ja reagimi i plote i Tavos:

E panikosur gjer në palcë nga largimi i sigurtë “Rilindja” është vërsulur të anatemojë LSI-në duke sajuar çdo ditë gënjeshtra e duke sinkronizuar deklaratat për të luftuar partinë që i ka kallur tmerrin, bashkë me Opozitën e Bashkuar e cila do e shporrë përgjithmonë.

Sulmet plot panik nuk e dëmtojnë LSI-në, përkundrazi e rrisin atë edhe më shumë, dhe këtë “Rilindja” e ka të provuar. Jeni bërë qesharakë të dëshpëruar. Shqiptarët e shohin se sa në hall të madh keni rënë.

Sesi po qyrraviteni sepse edhe pak javë ju kanë mbetur nga vjedhjet dhe zhvatjet qindra miliona euro. Ju e shihni qeverisjen si përfitim dhe jo shërbim, si mjet për t’u pasuruar dhe jo privilegj për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, ndaj edhe shpikni mashtrime mediatike se iku ky apo iku ai, sepse e dini që të vetmit që do ikin e shporren përgjithmonë jeni ju, sekti i “Rilindjes” që mjeroi shqiptarët.

Ndaj, të gjithë shqiptarët, me apo pa bindje partiake, socialistë të thjeshtë që “Rilindja” ju turpëroi, të rinj e të reja, familje të thjeshta, bashkoni edhe më shumë forcat dhe ndëshkojeni rëndë “Rilindjen,” e të gjithë së bashku ta shporrim përgjithmonë këtë të keqe të madhe.

25 prilli është dita e FITORES SË MADHE dhe kapitullimi i plotë i “Rilindjes.”

Vangjel Tavo #LSI

🌹

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu