Vangjel Tavo, ish deputeti i LSI-se per Qarkun Gjirokaster, ka reaguar per kllonauden 3D te organizuar ne Odeonin e ‘Bashtese se Teqese’ nga sekti i Rilindjes ne Gjirokaster.

Ne nje shkrim ne fb Tavo ka theksuar, se: “Në odeonin e varfëruar nga ata pak pjestarë të administratës bashkiake “besimtarë” të Golemit dhe trios qesharake të deputetëve rilindas, janë shfaqur makete demagogjike me qëllim kalimin e kësaj situate të sikletshme politike që po mbretëron në Gjirokastër dhe rajonin tonë si pasojë e varfërisë dhe mungesës së shpresës.”

Per me shume ndiqni te plote shkrimin e Tavos:

Gaztori i projekteve 3D
Kryetari i emëruar i Bashkisë së Gjirokastrës së bashku me trion qesharake të deputetëve të sektit të rilindjes, ka prezantuar dy ditë më parë një projekt në 3D që disiplinon sipas tyre qarkullimin e automjeteve në zonën muzeale.
Në odeonin e varfëruar nga ata pak pjestarë të administratës bashkiake “besimtarë” të Golemit dhe trios qesharake të deputetëve rilindas, janë shfaqur makete demagogjike me qëllim kalimin e kësaj situate të sikletshme politike që po mbretëron në Gjirokastër dhe rajonin tonë si pasojë e varfërisë dhe mungesës së shpresës.
Një projekt tërësisht i kopertuar dhe aspak transparent, një projekt që nuk ka gjetur terren dhe shpjegime për qytetarët, grupet e interesit apo dhe vetë aprovimin e specialistëve të monumenteve të kulturës pasi prek zonën historike të saj.
Show i kryetarit të emëruar të bashkisë që përfaqëson veçse pakicën e Gjirokastrës, vjen në një kohë kur varfëria, mungesa e investimeve në qytet, papunësia, arbitrariteti dhe lufta kundër mendimeve alternative, janë arma e tij dhe sigurisht edhe epilogu i turpshëm i tij.
Gjirokastritëve nuk u duhen projektet 3D të sektit të rilindjes por alternativa për punësim dhe mirëqënie.
Projektet janë të mirëpritura të implementohen në terren por më parë ato duhet të jenë pjesë e transparencës me publikun dhe jo me aparatin e bashkisë dhe administratës së saj apo agjencive që varen nga ajo.
Dua të theksoj se Gjirokastra dhe gjirokastritët e mençur, e kanë braktisur me kohë “lolon” rilindas të bashkisë. Kllounadat e tij nuk janë të denja as për një shfaqje foshnjore e jo më për qytetarët e nderuar dhe të mençur gjirokastritë. “Loloja” i sektit të rilindjes do të përballet shumë shpejt me abuzimet e kryera të cilat janë të identifikuara dhe të certifikuara legalisht.
Shumë shpejt atij do t’i provohen me prova çdo abuzim përgjatë kësaj periudhe. Koha do të tregojë se ky klloun që është personifikimi i mediokritetit, do të përfundojë i turpëruar e do japë llogari përpara gjirokastritëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu