Ish deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim i Qarkut Gjirokaster, Vangjel Tavo, ka reaguar per justifikimin foshnjarak te kryerilindasit, se fajin per moshapjen e negociatave te Shqiperise e ka Europa dhe jo keqeverisja e sektit rilindas.

Permes nje shkrimi ne rrjetin social te fb-se, Tavo thekson nder te tjera, se: ”Europa i është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë dhe e gatshme ta pranojë atë në familjen e saj, por duke e orientuar të përmbushë kriteret demokratike, duke i hequr regjimin e vizave Schengen, e duke e përkrahur me asistencë të vazhdueshme.”

Ja reagimi i plote i Tavos:

Fajtore Europa? JO

Fajtor është vetëm sekti i rilindjes.

Shqiptarët janë një popull europian jo vetëm gjeografikisht, por me mendje dhe zemër. Europa i është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë dhe e gatshme ta pranojë atë në familjen e saj, por duke e orientuar të përmbushë kriteret demokratike, duke i hequr regjimin e vizave Schengen, e duke e përkrahur me asistencë të vazhdueshme.

Por sekti i rilindjes nga 5 kushte e çoi në 15 dhe nga lëvizje e lirë me regjim vizash online, me kushte vetëm për shtetasit shqiptarë e cila hyn në fuqi së shpejti.

Gishti duhet të drejtohet nga sekti i rilindjes dhe jo nga Europa. Fajtore është vetëm rilindja. Varrmihësja e ëndrrave europiane të shqiptarëve.

VT

Fotografia e Vangjel Tavo - Faqja Zyrtare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu