Nga Artan Fuga

Fletët e votimit duhej të kishin qenë gati qysh një muaj përpara, të shtypura, të stivosura, gati për startim. Nëse nuk kishin emrat e kandidatëve për deputetë, atëhere do të duhej të kishte qenë gati formati. Si edhe logot. Jo të dikutoheshin tani. Ky është sabotim i zgjedhjeve! Pra ai që quhej template do të duhej të kishte qenë gati qysh para dy muajsh! Këta të komisionit marrin rroga të majme nga taksat tona dhe rrinë e flenë gjumë. Duhej të kishte qenë gati formati ku pastaj të shkruheshin emrat e kandidatëve rehat rehat.

Bëjnë sikur do të zbulojnë Antarktikën e Veriut!

Si nuk kanë turp që tani në mes fushatësh debatohet për logot kur Komisioni do të duhej ta kishte zgjidhur me vakt e kohë këtë çështje!!!

Bëjnë pjesë të fushatës edhe çështjen më banale, më karagjoze, më burokratike, më idiote, atë të fletës së votimit, të formatit të saj.

Tallen me ne. Na bëjnë lolo, na përqeshin, na nxjerrin gjuhën duke menduar kush rri çan prapanicën me turmën e këtyre lapangjozëve një herë në katër vjet. Çfarë bezdie!!! Mund t’i anulonim fare por çfarë t’i bëjmë. Prandaj bëjmë sikur i organizojmë, por në fakt i dhjesim!

Kjo është të tallesh me popullin, të bësh lolo elektoratin nga Roskovec në Budapest, nga Jugu në Veri, nga Shkami i Kavajës te Bjeshkët e Namuna! Çfarë talljeje me ne!

E kanë bërë fletën e votimi si çarçaf, si faqe gazete, si dikur në vitet 60 ende fëmijë i vogël shihja si milingona më dukeshin fituesit e lotos në ca fletë të mëdha si letër amballazhi për të mbledh peshk në pazar.

Të gjesh emrin e kandidatit tënd do të duheshin dy orë, të moshuarit të skualifikuar, ata që votojnë duhet të qendrojnë si në radhën e qumështit dikur. Nëse nuk zgjidhet!

Këta nuk janë në gjendje një fletë votimi. Hajde komision, hajde. Duhet ndërhyrja e ambasadorëve për të bërë një radhitje emrash në një copë letër.

A thua ka ndonjë filozofi të madhe! Gjëja më e lehtë në botë. Zgjidhet për jo më shumë se pesë minuta.

Nuk dini moooooo? Pikaaaaaaaa mjekraveeeeee! Cdo dizajnues i thjeshtë ua jep zgjidhjen në vend.

Për jo më shumë se 5 minuta, e them me përgjegjësi!

Por, nuk është fleta jo, duan që njerëzit me çdo kusht të përtojnë të shkojnë në votime!

Por, nëse njerëzit nuk marrin një orë në 4 vjet për të votuar le të qajnë pastaj katër vjet nga një orë në ditë për gabimin më të madh në jetën e tyre, që e përsërisin marrëzisht çdo katër vjet!

Le të zgjohemi ne që na marrin për budallenj të ndershëm, për idiotë që nuk kuptojmë nga jeta, për kafshë pune që nuk kemi as sy, as veshë, as gojë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu