Grate naftëtare u shprehën se ato ende nuk e kanë lënë grevën, por janë shumë të lumtura që ai ka kërkuar takim me ato.

“Jemi shumë të lumtura që po gjejmë zgjidhje dhe falenderojmë kryeministrin. Morëm vesh se erdhi kryeministri ne do ta lëmë grevën, po morëm zgjidhje.

Erdhi në kohë reagimi i kryeministrit, jemi shumë të lumtura që do të vijë të na takojë, ne nuk e ndërpesim grevën pa u plotësuar kushtet tona. Po prisnim reagimin nga kryeministri. Reagimi sot ishte i qartë, pas shumë ditësh në grevë, jemi të detyruara të kërkojmë një zgjidhje nga kryeministri dhe jemi darkord që të bëjmë negociata.

Por duam të arrijmë një marrëveshje, grevën do ta fillojmë deri sa të plotësohen kërkesat.”- thanë gratë naftëtare.

Nga ana tjetër Rama ka deklaruar se ky është një lajm shumë mirë që gratë kanë lënë grevën dhe ka kërkuar nga gratë naftëtare që të përcaktojnë përfaqësinë e tyre dhe që nesër ai do të jetë aty.

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju.”- shkruan Rama.

Megjithatë naftëtaret janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ato do të vijojnë grevën sërish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu