Mund te konsiderohet nje skandal i permasave pertej imagjinates dhe protokolleve shendetesore, ajo qe ndodhi sot ne Kelcyre, ne hotelin ”RIVER” ku u zbulua rasti i pare i prekjes me Coronavirus tek nje emigrant qe kishte ardhur nga Greqia.

Pergjegjesia kryesore bie mbi drejtuesen e Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Permet Elvira Pasho e cila kishte refuzuar analizimin e 26 emigranteve te ardhur nga Greqia, qe u karantinuan ne nje hotel ne Gryken e Kelcyres. Sipas protokollit te ndermarre ne raste te tilla, cdokush shtetas shqiptar qe hyn ne territorin e Republikes se Shqiperise nga jashte vendit, perpara se te karantinohet per 14 dite ne hotel, nenshkruan nje marreveshje me NJVKSH qe pranon kushtet dhe njekohesisht edhe marrjen e tamponit per identifikimin me COVID-19.

E gjithe kjo nuk eshte marre ne konsiderate nga Elvira Pasho ish kandidatja e PS per zgjedhjet politike te 2017. Momentin kur 26 emigrantet e ardhur nga Greqia permes Kakavijes u strehuan ne datat 16 dhe 17 prill ne hotel, atyre nuk i’u eshte marre tampon nga NJVKSH te Permetit duke shkelur rende protokollin shendetesor dhe krijuar pasojen e prekjes me kete virus te njerit prej 26 emigranteve. Rrjedhimisht, i bie qe te prekur te jene edhe 25 te karantinuarit e tjere ne hotel dhe bashke me ta edhe personeli sherbyes. Papergjegjshmeria e kandidates se Edi Rames per deputete ne Permet sot kreu i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor Elvira Pasho, do te kete pasoja tek popullata ne Kelcyre pasi kontaktet e emigrantit te identifikuar me COVID-19 kane qene te shumta qe nga personeli sherbyes i hotelit te cilet banojne ne qytetin e Kelcyres, e deri tek punonjesit e policise, apo dhe te vete inspektoreve te NJVKSH te Permetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu