Pas duelit mes Teutës dhe Skënderbeut (2-0), katër sfidat e tjera do të luhen këtë të shtunë në orën 14:00.
Ndeshja më interesante është ajo mes Tiranës dhe Kukësit, e cila do të luhet në “Selman Stermasi”.
Bardheblutë vijnë nga fitorja me Skënderbeun, ndërsa verilindorët u mundën javën e shkuar nga Kastrioti. Në këtë takim do të ketë edhe një përballje mes nxënësit dhe profesorit, pra mes Orges Shehit dhe Mirel Josës.
Gjithashtu edhe duelet e tjera të ditës së sotme janë vendimtare për ecurinë e kampionatit. Vllaznia pret në shtëpi Apoloninë. Shkodranët kërkojnë tri pikët në këtë takim, për të lënë pas krahëve humbjen ndaj Laçit.
Laçi dhe Partizani luajnë në transfertë, respektivisht kundër Bylisit dhe Kastriotit.