Kategoria Superiore zbret sot në fushë, me ndeshjet e javës së 3-të.

Pesë sfida do të luhen këtë të shtunw, me 2 ndeshje që do të zhvillohen në orën 13:45 dhe 3 tw tjerat në orën 16:45.

Bylis pret Skënderbeun në “Adush Muça”, me ballshiotët që do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat ndaj korçareve, që vijnë në këtë takim me disa ndryshime.

Sfida tjetër është ajo mes dy ekipeve që këtë sezon u ngjitën në Superligë, Kastrioti-Apolonia. Krutanët luajnë në shtëpi dhe pasi mundën Partizanin, duan të mposhtin edhe Apoloninë.

Në orën 16:45 luhen edhe ndeshjet më të forta të javës së 3-të. Në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luhet klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, me kryesuesit e Superligës që do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive. Nga ana tjetër, bardheblutë vijnë me ndryshime në stol. Pas shkarkimit të Emanuel Egbos, në krye të pankinës së Tiranës është emëruar Nevil Dede, i cili dëshiron ta nisë mbarë me kampionët në fuq të kampionatit.

Partizani i drejtuar nga Ilir Daja pret Laçin në “Elbasan Arena”, në një duel që mund të vendosin fatin e trajnerit Armando Cungu. Një tjetër rezultat negativ për kurbinasit mund të “trondisin” sërish pozitat e trajnerit Cungu.

Sfida tjetër do të jetë ajo mes Teutës dhe Kukësit. Durrsakët vijnë nga fitorja ndaj Tiranës dhe kërkojnë të fitojnë ndaj një tjetër rivali. Nga ana tjetër Kukësi nuk ka asnjë pikë në dy ndeshjet e para dhe një tjetër humbje sot mund të lëkundi jo pak pozitat e Gegës që vazhdon të jetë i infektuar me Covid-19.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu