Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar gjatë ditëve të ndërrimit të viteve.

Burime pranë Policisë së Shtetit konfirmuan se makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij.

Mësohet se ky automjet është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë, gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, ndërkohë që Policia konfirmon se në datë 2 janar të vitit 2020, analisti ka bërë një kallëzim penal për këtë ngjarje të rëndë.

I pyetur nga gazetaret, analisti Fatos Lubonja ka konfirmuar dhunimin e makinës së tij. Ai thekson se pret që autoritetet të zbardhin këtë ngjarje.

“ Po është e vërtet që makina ime është dhunuar. Për këtë ngjarje kam bërë kallëzim penal në prokurori dhe jam në pritje që autoritetet policisë të zbardhin të vërtetën e këtij akti dhune”, thekson Lubonja për Panorama.al

Rasti i parë

Më datë 1 korrik makina e analistit Lubonja u dhunua me gurë. Personi, cili u arrestua nga Policia e Shtetit dhe u dënua nga gjykata me burg, ka shprehur urrejte ndaj Lubonjës për qëndrimet e tij publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu