Një sulm terrorist me 5 të vdekur dhe të paktën 17 të plagosur, u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Vjenë. Duket se, një nga autorët e krimit është me origjinë shqiptare. Kështu pretendon gazetari austriak Florian Klenk.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Klenk shkruan se emri i tij është Kurtin. S., dhe se ka lindur në vitin 2000.  Prindërit e tij, sipas gazetarit, vijnë nga Maqedonia e Veriut, dhe mbajnë profil të ulët për sa i takon besimit fetar.

Klenk gjithashtu pretendon se 20-vjeçari shqiptar ishte në radarin e shërbimit sekret, pasi ishte një nga 90 islamikët austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik, vijon gazetari, pasi policia nuk i besoi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu