Në aktin terrorist të Vjenës ku mbetën të vdekur katër qytetarë dhe u plagosën 22 të tjerë janë përfshirë edhe tre shqiptarë në role krejt të ndryshme nga njëri tjetri.
i pari është terrorristi nga Maqedonia, Kujtim Fejzullahi 20-vjeçari, që qëlloi në drejtim të civilëve, duke lënë të vdekur katër prej tyre. Gazeta Expres njofton se sipas raportimeve të mediave austriake, Fejzullahi me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe pak para sulmit, u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Ai kishte qenë edhe në ruajtje nga të shërbimi sekret austriak, meqenëse ishte në mesin e 90 islamistëve që nuk u lejuan ngaautoritetet në synimin e tyre për të shkuar të luftojnë drejt Sirisë. Për pjesmarrjen në këtë organizatë terroriste, përmes së cilës synonte të udhëtonte dret Sirisë, me qëllimin për tu bashkuar me policinë terroriste të Shetit Islamik, Kujtim Fejzullahi ishte dënuar me 22 muaj burgim. Sipas ministrit të Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer deri më tani, Fajzullahi është autori i vetëm i këtij akti makabër. “Tani për tani nuk ka prova për një autor të dytë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Por, ky nuk është shqiptari i vetëm që u përfshi në këtë sulm. Edhe një prej viktimave është nga Maqedonia e Veriut.
Sipas raportimeve të mediave maqedonase bëhet fjalë për Nexhip Vrenezin, 21 vjeçar. Ai dyshohet se u qëllua për vdekje në momentin kur kishte dalë nga lokali ku po pinte kafe, për të ndezur një cigare.
Në mesin e pjesëtareve të policisë që u konfrontuan me sulmuesit, ishin edhe tre zyrtarë policor që janë me prejardhje nga Kosova, bëri me dije ministrja e jashtme Kosovare. Por mes tyre deri më tani me emër është identifikuar vetëm njëra: kosovarja Doruntina Miroci.


Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë”, ka shkruar ai në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu