Deputeti i PD-se per Qarkun e Gjirokastres, Tritan Shehu, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë për ndalimin e publikimit në media të informacioneve që kanë rrjedhur si pasojë e hakerimit të të dhënave në vend.

Shehu permes nje reagimi ne fb shprehet se medias “nuk mund t’i mbyllen as sytë e as veshët, e aq më pak goja”.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Kesaj i thone “kur nuk ke cfare t’i besh gomarit i bije samarit”!
Policia, prokuroria dhe institucionet e tjera ne vend qe te kercenoje mediat, duhet:
— Te mbrojne te dhenat sensitive nga hakerimi, gje per te cilen jane shpenzuar miliona e miliona E.
—Te sqaroje pse arrihet kaq lehte te zbulohen te dhenat sensitive ne Shqiperi, gje qe po perseritet prej kohesh.
—Te kerkojne denimin e atyre qe jane pergjegjes ne Shqiperi per ndertimin e nje sistemi te tille kaq vulnerabel te mbrojtjes se atyre te dhenave.
—Te identifikojne kush e ka realizuar hakerimin, te kerkojne qofte dhe denimin e tyre formal, etj.
Keto jane detyrat e policise, prokurorise e te shume institucioneve te tjera.
Nuk eshte kercenimi e denimi i medias, qe i ka marre keto te dhena nga burime te publikuara me pare, as detyra dhe as e drejta e tyre ne nje vend demokratik.
Perkundrazi, media ne kete rast sherben si “nje kembane” e forte alarmi e sensibilizimi te opinionit per sa po ndodh dhe rreziqet qe paraqet kjo per stabilitetin e vendit.
Medias nuk mund t’i “mbyllen” as syte e as veshet.
Aq me pak nuk mund t’i “mbyllet” goja!
Kjo eshte demokracia.
Eshte e pa lejueshme te perdoren akte kriminale te realizuara nga te tjere ne nje terren te brishte sigurie ne vend, per te cenuar parimet e demokracise.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Per te cunguar lirite e medias.
Mund të jetë një imazh i teksti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu