Eshte proceduar nga uniformat blu nje shtetas nga Tepelena, pasi ne hotelin ne pronesi te tij eshte kapur nje shtetas nga Pakistani.

Njoftimi i policise:

Secialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, në ngarkim të shtetasit K. M., 54 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në hotelin në pronësi të tij, u gjet i strehuar një shtetas pakistanez (emigrant i paligjshëm).

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.