Lajmet e mira që tregojnë sikur e kaluam pikun e pandemisë, i kanë bërë autoritetet mjeksore dhe qeverinë të flasin për zbutjen e masave të izolimit. Nga e hëna orari i punës parashikohet të zgjatet deri në 17 30, po ashtu ai i të bërit pazar do të shtohet me gjysëm ore, ndërsa emigrantët megjithëse me pikatore mund të lejohen të rikthehen në atdhe.

Megjithëatë të gjithë bien dakord për një gjë: jemi shumë larg shikimit të fundit të tunelit. Masat drastike të shtetrrethimit vërtet shmangën një numër më të madh viktimash dhe sidomos kolapsin e sistemit shëndetësor nga dyndja e menjëhershme e të sëmurëve, por ana e errët e medalies është se ato shtyjnë në kohë momentin kur pjesa më e madhe e popullsisë do të jetë e imunizuar nga shpërndarja e virusit. Për sa kohë që nuk do të kemi një vaksinë, e cila në rastet më optimiste pritet pas një viti një viti e gjysëm, infektimi i pjesës më të madhe të popullsisë me Covid 19 do të mbetet mjeti i vetëm për të krijuar imunitetin e grupit. Për ta arritur atë imunologët mendojnë se së paku 60% e popullsisë duhet të preket nga virusi. Por në vende si Shqipëria me rritmet e tanishme, kjo do dojë kohë të arrihet. Pra çështja që shtrohet tani për tani, nuk është a do të infektohemi, por kur do të na ndodhë kjo në mënyrë që sistemi shëndetësor të ketë mundësinë të kujdeset për ne.

Pikërisht për këtë, procesi i daljes nga izolimi, fitorja e luftës siç i pëlqen ta quajë kryeministri Rama, është një kalvar i vështirë dhe i komplikuar. Për të pasur një ide si do të jetë e nesërmja, Lapsi.al i ka hedhur një sy teorive më të reaj që janë botuar së fundi në revistat shkencore. Për të mbërritur në konkluzione autoritetet shkencore mbështeten mbi modele matematike. Të gjitha këto modele kanë një të dhënë kyç, numrin e riprodhimit, ose “R” sikurse njihet në gjuhën profesionale. Kjo shifër përputhet me numrin mesatar të personave që një i sëmurë infekton. Po qe se “R” është më e madhe se 1 (pra një i sëmurë infekton më shumë sesa një person) kurba epidemika vazhdon të ngjitet. Kjo kurbë mund të ngadalësohet nga masat e distancimit social. Kur ajo arrin vlerën 1 aty mbërrihet piku dhe kurba qëndron e sheshtë. Ajo fillon e zbret kur “R” bëhet më e vogël se 1.

Por kujdes. Nëse masat izoluese hiqen, kurba ka tendencë që të rrritet me shpejtësi shumë të madhe. Prandaj shumë modele të përpuanuara nga shkenctarët që Lapsi.al i ka shqyrtuar, kanë konceptuar mënyrat se si virusi mund të mbahet nën kontroll. Një nga më të thjeshtat është ajo e alternimit të  masave distancimit social me atë të rikthimit tek jeta normale. Ajo që quhet “stop and go”. Në një studim të publikuar në 16 mars, epidemiologu britanik, Niel Ferguson, sugjeron të përdoret si indicator, numri i të shtruarve në ranimacion. Sipas popullsisë dhe sistemit shëndetësor të çdo vendi, kur ky numër ulet, masat lirohen, kur ai fillon e rritet, ato rikthehen. Sipas këtij studimi virusi zbehet me ngrohjen e kohës, por ai rrezikon një valë të dytë gjatë vjeshtës së ardhshme. Dhe kjo valë është edhe më e rezikshme sepse do të shoqërohet me gjithë komplikacionet që sjell me vete gripi i zakonshëm sezonal. Sipas këtij skenari britanik do të duhen shtët valë, izolimi dhe çlirimi deri sat ë mbërrijmë në vitin 2022 tek imuniteti kolektiv. Për sa kohë nuk do të kemi një kaksinë masat shtrënguese duhet të merren në varësi të shtrerërve që ka reanimacioni.

Për të zbutur këtë problem të kompikuar ka modele të tjera që propozojnë zgjidhje të ndryshme. Ideja fillestare është e thjeshtë. Meqënëse është provuar se virusi godet më shumë të moshuarit, principi është që të izolohen vetëm ata dhe të lejohen të dalin më të rinjtë. Kjo është ajo që propozon Public Health Expertise, një ndërmarrje që merret me modelimin e strtegjive mjeksore. “ne kemi vëzhguar se një heqj e izolimit fillimisht për personat nën 65 vjeç, dhe pastaj, tre muaj më pas pë rata mbi 65 që janë më të dobët, shpëton dhjetë fish më shumë jetë sesa një dalje e menjëhershme e të gjithëve nga izolimi” thotë Martin Blanchier, njëri nga bashkëthemeluesit e kësaj ndërmarrjeje. Ndërsa Samuel Alison një studiuese franceze, e shpie kufirin moshor tek të 50-tat duke sugjeruar më shumë liri pë rata që janë poshtë kësaj moshe.

Përpos masave izoluese masive shtete më të pasura dhe më të përparuara teknologjikisht, po punojnë edhe për ngritjen e sistemeve të gjurmimit elektronik të të infektuarve përmes aplikacioneve të vendosur në celularët e tyre. Këto eksperienca të përdoruara nga Koreja dhe Singapori, kërkojnë detyrimisht edhe një numur shumë të madh testimesh për të ndjekur personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.

Pta shkurt për të folur për një zbutje të vërtetë të masave, shkenctarët që Lapsi.al ka lexuar, sugjerojnë jo vetëm një ulje të aty për atyshme të numrit të shtretërve të bllokuara, por edhe një strategji se si mund të përballohen valët e reja dhe kur strategjitë post izolim të jenë të menduar qartë dhe sipas moduleve shkencërisht të parashikuara. Por deri atëherë do të duhet shumë kohë….Ndoshta dhe dy vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu