Futbolli në Shqipëri starton këtë të dielë me Kupën e Shqipërisë. Sot, luhen 16 sfida, të vlefshme për turin e parë të Kupës.
Të gjitha ekipet e Superligës zbresin sot në fushë, ku do të ndeshen me skuadrat e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, ku padyshim janë favorite për të kaluar më tej. FSHF ka ndryshuar skemën dhe nuk do të ketë sistem vajtje-ardhje, por gjithçka do të vendoset me ndeshje teke.
Shumë skuadra do të tentojnë fitimin e Kupës, e cila përveç se sjell fitimin e të ardhurave, iu mundëson ekipeve të marrin pjesë në kupat e Europës.
Më poshtë mund të shikoni 16 sfidat e ditës së sotme:
Tirana – Shkumbini
Laçi – Vora
Teuta – Tërbuni
Bylis – Veleçiku
Flamurtari – Dinamo
Kastrioti – Burreli
Besëlidhja – Egnatia
Korabi – Erzeni
Kukësi – Maliqi
Skënderbeu – Tomori
Partizani – Iliria
Vllaznia – Devolli
Luftëtari – Elbasani
Apolonia – Turbina
Pogradeci – Oriku
Lushnja – Besa e Kavajës