Prokuroria e Posaçme ka bërë një bilanc të punës qysh se ka nisur aksioni anti-KÇK, ose OFL. Në komunikatën që i kanë dërguar medias paradite, dallohet një detaj që nuk është vënë re shumë në publik.

Nga totali i pasurive të sekuestruara, pak më shumë se gjysma janë marrë në shqyrtim prej SPAK dhe janë dërguar në gjykatë. Pjesa tjetër, i është kthyer mbrapsht policisë, pasi siç ka konstatuar prokuoria e posaçme, kanë qënë vendime në kundërshtim me vetë aktin Normativ, pra me aktin ku bazohet aksioni anti-KÇK.

 

 

“Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme. Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme”, – thotë SPAK.

Ky konkluzion i Prokurorisë së Posaqme e zbeh suksesin propagandistik të anti-KÇK. Tregon se ai ka pasur nxitim dhe fushatë për të mbushur mediat dhe për të krijuar idenë se qeveria po e lufton krimin aty ku i dhemb më shumë, tek pasuritë.

Mirëpo, pyetja që lind është; kush mban përgjegjësi nëse gjysma e sekuestrimeve dalin në kundërshtim me vetë aktin, një akt i cili, nga ana e tij, është shumë i diskutueshëm për kushtetueshmërinë.

A mban njeri përgjegjësi në policinë e shtetit?

A mban pergjegjësi Ministri i Brendshëm, nëse në gjysmën e aksionit, fushata e tij kryesore del në kundërshtim me aktin që ai vetë ka promovuar?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu