Një sasi e madhe kokaine e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi ka zbuluar një laborator drogë në fshatin Fratar të Fierit.

Pas tri muajsh hetime dhe përgjime, operacioni është zhvilluar nga DEA Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze.

Sipas të njëjtave informacione, kokaina ishte e fshehur në thasë me dhé, dhe u u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit. 400 kg pleh kimik ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri e përzier me kokainë.

Laboratori i përpunimit në Fratar të Fierit. Deri tani janë arrestuar 15 persona. Katër të arrestuarit në Tiranë sot janë pjesë e këtij grupi.

Bëhte me dije se arrestime janë kryer pasi kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 çifte.