Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 6 të tjerë.

Hasa ra në pranga në Qershor 2021 pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike dhe akuzohet për korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Përveç Hasës, në pranga janë vënë edhe 6 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim i rremë.