Sot Shqipëria “hesht”! Ditën e sotme e gjithë politika është e detyruar që të respektojë heshtjen parazgjedhore, para momenteve që të do vendosin për fatin e vendit 4 vitet e ardhshme.

Fushata u mbyll me mitingje si në Vlorë nga socialistët, ashtu edhe në Tiranë si demokratët, ndërsa përplasje të forta pati në distancë. Por jo mes palëve garuese, po mes presidentit të vendit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Ambasadorja Kim i bëri thirrje Metës që të mos deklaronte publikisht që shqiptarët do të marrin cfurqet më 25 prill, nëse nuk i pëlqente rezultati i zgjedhjeve.

Në të njëjtën kohë, “live” Meta iu kundërpërgjigj duke e akuzuar se e ka kërcënuar për llogari të Ramës, duke kërkuar dhe kthimin e gjyqtarit Ardian Dvoranit në KED. Gjithë debati mes tyre, u ndoq edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili po jepte intervistën e  fundit. Pasi mori vesh gjithë çfarë po ndodhte, Rama iu rikthye retorikës së fushatës, duke e cilësuar kreun e shtetit si një njeri që kishte dalë jashtë binarëve dhe se ishte fatkeqësi për gjithë Shqipërinë.

Nesër, Partia Socialiste do të kërkojë nga qytetarët një mandat të tretë, e ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera aleate kërkojnë rotacion. Këto zgjedhje garojnë edhe subjekte të reja si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit apo dhe tre kandidarë të pavarur të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto zgjedhje janë të veçanta edhe për faktin se në fletën e votimit, qytetarët do të zgjedhin jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që preferon të përfaqësojë në Kuvend. Megjithatë sot çdo gjë është e qetë dhe në heshtje, pasi deri në orën e mbylljes së votimit, nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore subjektet gjobiten nga KQZ me 500 000 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu