Nga Viktor Avdia

Ne bote coronavirusi po perhapet me shpejtesi te madhe dhe frika ka kapluar cdo vend te saj. Saranda ka tri pika kufitare ku hyjne cdo dite dhjetra te huaj nga vende te ndryshme te botes. Sot ne pyetem te gjitha farmacite e Sarandes dhe asnje prej tyre nuk kishte gjendje maskash per fytyren qe te mbrojne nga viruset e ndryshme.

Farmacistet thone se: “Eshte krize ne gjithe vendin dhe se jemi ne pritje te tyre”. Sipas informacioneve te fundit ne qytetin bregdetar jane pare te huaj me kombesi nga vendet aziatike, italia, vendet nordike etj, te cilet kane hyre ne Sarande, fakt ky me rrezikshmeri te larte ne perhapjen e virusit kinez, ose sic quhet ndryshe coronavirusi.

Situata rendohet nga dita ne dite ne qytetin bregdetar dhe kufitar, pasi ne te gjitha farmacite nuk ka asnje maske per qytetaret apo edhe te huajt qe vijne si turista.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu