Duke filluar nga dita e sotme do të hidhen në treg dy kartëmonedha të reja, 500 dhe 2 000 lekë.

Në këto kartëmonedha të reja nuk do të ketë ndryshime thelbësore pasi “fytyra” e tyre do vijojë të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent.

Me hedhjen e këtyre dy prerjeve në treg plotësohet edhe seria e re e kartëmonedhave të prezantuara nga Banka e Shqipërisë e përbërë nga 6 prerje,

-kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019;

-kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga 30 qershor 2021;

-kartëmonedha 500 Lekë dhe 2000 Lekë janë qe ishin planifikuar të hidhen në qarkullim duke filluar nga tremujori i katërt 2021 – tremujori i parë 2022