Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, ka akuzuar kryeministrin Rama per delirimin e tij ne pergjithesi dhe ndaj shendetesise ne vecanti.

Ne postimin e tij ne fb Shehu theskon se “Vetem per politikat shendetesore, objektivat e domosdoshme te zhvillimit te sistemit, strategjive, qe duhen aplikuar per ta nxjerre ate nga Varferia Afrikane ku eshte zhytur, nga “zhdukja” e mjekeve ne vend, decentralizimin spitalor, etj etj nuk foli.”

Ja postimi i plote ne fb i Shehut:

Vetem per politikat shendetesore, objektivat e domosdoshme te zhvillimit te sistemit, strategjive, qe duhen aplikuar per ta nxjerre ate nga Varferia Afrikane ku eshte zhytur, nga “zhdukja” e mjekeve ne vend, decentralizimin spitalor, etj etj nuk foli.
Kryefjala si gjithmone ishte e qarte “Bota fillon me ate”, por pa asnje zhvillim.
Nuk tha ate qe eshte realiteti, se ky projekt i Kirurgjise me vlere reth 12 ME eshte i vertet i rendesishem, por nuk eshte as me i madhi ne shendetesine shqiptare ne keto “90 vite” sic u mbur ai, as i vetmuar.
Ai eshte nje vazhdim i projektit te perfunduar me 2012 me vlere reth 20 ME kur u vune ne funksion Laboratori Qendror, Qendra e Sterilizimit qe te dyja ai tashme ja kaloi privatit me PPP, Imazheria qe dhe kjo rrezikon t’i kalohet privatit, Urgjenca Kirurgjikale e Medikale, Qendra teknologjike etj, qe shpresoj te mbeten pjese e atij spitali, si mesazh i asaj qe duhet te jete nje i i tille.
Pra ne fakt nuk tha asgje, ndersa sistemi yne shendetesor po rrenohet per dite, po largohet cdo cast nga qytetaret e po ngel pa mjeke e personel.
Ne fakt nuk tha as nje fjale as per rrogat e pa paguara te personelit te QSUT, te cilet une desheroj tu uroj Pune te Mbare ne detyren tuaj fisnike edhe ne keto ambjente te reja!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu