Sot në orën 21:00 luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Kjo është finalja e parë e një kompeticioni të tillë europian, si dhe për herë të parë zhvillohet në Shqipëri një finale e përmasave të tilla europiane.

Finalja do të luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë në praninë e 20 mijë tifozëve. Në stolat e stadiumit do të ulen yje të mëdha të futbollit botëror, por dhe veteranë të Kombëtares Shqiptare, Presidentë federatash, Presidenti i FIFA-s dhe të tjerë personalitete të futbollit botëror.

Formacionet e mundshme:

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Oliveira, Cristante, Zaleëski; Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham. Trajner: Jose Mourinho.

Feyenoord (4-2-1-3): Marciano, Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Kokcu, Aursnes; Til; Nelson, Dessers, Sinisterra. Trajner: Arne Slot.

Ndërkohë, mijëra tifozë si të Romës por edhe holandezë të Feyenoord kanë mbërritur në Tiranë për finalen e Conference League.

Për ata tifozë që nuk kanë bileta, janë ngritur fun zone dhe pika të caktuara. Grumbullimi dhe nisja drejt stadiumit për tifozët holandezë është caktuara zona e pedonales. Ndërsa tifozët italianë do të grumbullohen tek amfiteatri te liqeni.

2800 efektivë të policisë shqiptare janë të angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë për këtë kompeticion të rëndësishëm evropian, megjithatë ditën e djeshme u shënuan përplasje mes disa grupe tifozësh dhe policisë. Bilanci: 10 punonjës Policie të plagosur dhe një automjet policie i dëmtuar. 48 italianë dhe 12 holandezë u shoqëruan.