Deputetja socialiste e Gjirokastrës dhe ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro, ka deklaruar sot në Kuvend se ky sezon veror që lamë pas ka qenë më i suksesshmi.

Ministrja Kumbaro e mat suksesin me mediat e huaja të paguara nga qeveria për t’i bërë promo vendit.

“Kjo verë nga qershori deri në shtator ka pasur çdo javë nga një artikull në mediet ndërkombëtare duke i bërë jehonë turizmit”,-tha Kumbaro.

Ndër të tjera ajo ka thënë se turizmi i këtij viti ka qenë më i mirë se të gjitha vitet e mëparshme.

”Turizmi këtë vit ka qenë jo vetëm më i mirë se çdo vit, por flet dhe për një shtirje në kohë”,-deklaroi Kumbaro.