Nën moton ‘nuk mban më ujë pilafi’, duke iu referuar rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve, e veçanërisht naftës dhe ushqimeve të shportës, qytetarët do të dalin sot në protestë.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, dhe në rrjetet sociale, dy ditë më parë, është zbuluar vendi dhe intinerari që do të ndiqet.

Në orën 18:00, ata do të mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej’ për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.

Çmimet e fundit të vendosura nga Bordi i Transparencës kanë revoltuar qytetarët. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur të jetë 258 lekë/litri, i benzinës do të jetë 243 lekë/litri i gazit do të jetë 86 lekë/litri.