Sot në orën 10:00 nën drejtimin e kreut Gramoz Ruçi, mblidhet ne seancë plenare Kuvendi.

Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.

Në seancë do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu do diskutohet kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu