Policia e Shtetit do të lejojë sot të lëvizin të lirë, në këmbë, pensionistët, gjatë paradites deri në orën 11:00 duke respektuar të gjitha rregullat e distancimit social.

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se të shtunën “në qendrat urbane do të dalin në këmbë vetëm pensionistët deri në orën 11.00.

Me automjet do të lëvizin shtëpi – punë – shtëpi me asnjë ndalesë rrugës, të gjithë ata që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

Të gjithë të tjerët në shtëpi dhe të gjitha dyqanet mbyllur deri të hënën në orën 05.00, siç është njoftuar më parë nga Ministrja e Shëndetësisë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu