Duke nisur nga sot, 11 maj, shtohen 14 zona të gjelbërta, më konkretisht bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00.

Në lidhje me grumbullimet mbeten në fuqi  rregullat se nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 5 veta, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Gjithashtu, duke nisur nga nesër, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Image

Në lidhje me të riatdhesuarit, pas datës 11 maj të gjithë do të riatdhesohen në banesë.

Nëse kurba do të jetë e qëndrueshme, nga 18 maji hapen baret, restorantet, dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve deri në orën 17:30. Gjithashtu do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësisë.

Sipas ministres Manastirliu, nga 18 majit planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura, grumbullimet me shumë se 5 persona në ambientet publike si dhe do të mbetet I mbyllur dhe transporti publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu