Dyzet e një vjet pas përballjes së tyre në qytetin e bukur të Parisit, Liverpool dhe Real Madrid do të takohen sërish në kryeqytetin francez.

Kësaj radhe, këto dy skuadra do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.

Skuadra spanjolle e synon triumfin e 14-të në këtë garë, për të vazhduar kështu dominimin e plotë.

Real Madridi deri më tani ka 13 tituj të fituar, duke qenë klubi me më së shumti tituj kampioni në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, “Të Kuqtë” e duan për herë të shtatë trofeun e kësaj gare.

Të dy trajnerët do t’i kenë në dispozicion futbollistët më të mirë për sonte.

Divock Origi është mungesa e vetme te skuadra e Jurgen Kloppit, teksa Carlo Ancelotti nuk ka probleme me mungesa.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Keita; Salah, Mane, Luis Diaz.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Stade de France”.