Ismail Kadare, shkrimtari i njohur sot mbush 84-vjeç.  Kolosi i letërsisë shqiptare ka lindur më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’. Po kështu ai është vlerësuar si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj evropianë të shekullit XX dhe, përveç kësaj, si një zë universal kundër totalitarizmit.

Në vitin 1963, ai botoi romanin e tij të parë me titull “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili nuk u prit mirë nga kritikët komunistë në atë kohë. Po ai vijoji me punën e tij, duke nxjerë librin e dytë “Përbindëshi”. Në këtë periudhë ai filloi të njihej si shkrimtar. Ai  është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, ‘Kronikë në Gur’, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Vit i Mbrapshtë’, ‘Koncert në fund të dimrit’,  ‘Nata me hënë’ e shumë të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu