Shqiptarët do ngrihen edhe sot në protestë!

Në ditën e pestë të protestës, në shenjë kundërshtimi për rritjen e çmimeve, tubimi do t

KËRKESAT E QYTETARËVE:

1. Shpallje në Fletoren Zyrtare të minimumin jetik
2. Ulja e çmimit të naftës në kuotat paralufte.
3. Çdo ushqim i ngritur të kthehet në koston e mëparshme.
4. Të deklarosh sa është nafta rezervë e shtetit shqiptar
5. Të deklarosh sa është fondi për emergjencat
6. Sa rezerva ke në magazina për gjendjen e jashtëzakonshme

Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave. Kryeministri Rama pati një reagim pas ditës së parë të protestës dhe njoftoi ngritjen e Bordit të Administrimit të karburantit, çka pasoi me uljen e ndjeshme të çmimit të karburantit, i cili ishte ngritur prej disa ditësh me lëvizje të ndryshme, me raste dhe dy herë brenda ditës. Rama tha se ata që protestojnë nuk janë popull, por po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!