Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (BE) sot do të zhvillojnë diskutime në Bruksel rreth një angazhimi më të fortë politik të BE-së me partnerët në Ballkanin Perëndimor. Siç deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, situata në Ballkanin Perëndimor është një nga temat më të rëndësishme e cila do të diskutohet sot.

“Duam të kemi një pasqyrë të re të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të përfshihemi më shumë në rajon”, tha Borrell.

Borrel theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në, duke shtuar se gjatë takimit do të diskutohen mënyrat “për t’i ofruar rajonit një perspektivë më të mirë dhe më të fortë europiane”.  Pritet të merret një vendim edhe për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut pasi kjo e fundit vazhdon të ketë mosmarrëveshje me Bullgarinë për çështjet historike.

Vendimi përfundimtar për negociatat i takon Këshillit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu