Anti KÇK” sot zbret në terren, ku pritet të nisë luftën me krimin e organizuar dhe “kokat” që drejtojnë atë. Të mirëpërgatitur, efektivët e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit), e cila është Njësia Speciale, do të jenë në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special, ku do të hetohen pasuritë e personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.
Aksioni
Ashtu siç deklaroi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama teksa foli për “Anti KÇK-në” , sot do të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi. Këta persona duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e tyre. Pasi të plotësojnë formularët, këta të fundit do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili duhet të shprehet për 15 ditë dhe po kaq edhe gjykata. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë, mbyllet brenda muajit.