Ndryshoi ora. Akrepat e orës këtë të dielë lëvizën një orë prapa duke na mundësuar të flemë një orë më shumë në mëngjes. Ndryshimi ndodhi në orën 03:00, ku  akrepat u zhvendosën një orë pas, duke shënuar orën 02:00.

Kjo orë e re do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të muajit mars 2021, kur do të spostohen përsëri akrepat e orës, pasi zgjatet sërish dita.

Ndryshimi i orës në Evropë u miratua si ligj në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithëse në prill do të mësojmë nëse viti 2021 do të shënojë fundin e ndryshimit të orës në fuqi për 54 vjet, sipas një vendimi te Bashkimit Europian.

Tashmë kjo është në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu