Sot Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 dhe pritet të mbyllen në 19:00, për të vijuar me numërimin e votave me 19:30, ku brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati.

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, i cili kërkon mandatin e tretë në krye të PD, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Janë 75 mijë anëtarët e PD, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave ata do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Sa i përket fletës së votimit, i pari në listën e kandidatëve është renditur Fatbardh Kadilli. Pas tij e dyta është Edith Harxhi, ndjekur nga Agron Shehaj dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu