Kjo e enjte shënon 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më 17 shkurt të vitit 2008 kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej në arenën ndëkombëtare.

Deri më tani, Kosovën e kanë njohur 117 shtete

Ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme, pasi Serbia ka kundërshtuar, duke e cilësuar të paligjshme Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE vendosi që vendet anëtare të ishin të lira për të vendosur nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

Shumica e vendeve të unionit e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin.