Qeveria e “rilindjes” ngel në klasë!

Asnjë nga 14 ministrat e Ramës nuk arrin të marrë notën kaluese 5.

Sondazhin nuk e ka bërë ndonjë segment i opozitës, por portali ultrarilindas Newsbomb.

Pyetja e sondazhit është: “Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2? Votoni nga 1 te 10 (1 nënkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)”

Notën më të lartë e kane marrë ministrat Olta Xhaçka dhe Pandeli Majko.

Ndërsa më të ultën, Bledar Çuçi dhe Eduard Shalsi.

Nuk kishte se si te ndodhte ndryshe, ku kryesuesi i listes se deputeteve socialiste te Qarkut Gjirokaster do ”thithte” kaq shume urrejte edhe nga te vetet. “Bemat’ e tij te tipit te “Vajit te palmes” nuk harrohen lehte.

Në sondazh mungon emri i kryeministrit Rama, por kjo është e kuptueshme.

Lideri suprem nuk dëshiron të ndajë fajin me ministrat e tij për keqqeverisjen.

Nota mesatare e qeverisë së tij, pra edhe nota e tij si kryeministër është 3,68, e rrumbullakosur 4!

Në sondazh deri tani kanë marrë pjesë 15.881 vetë.

Përveç pakënaqësisë ekstreme ndaj qeverisë, ky sondazh tregon indirekt edhe sa e vlefshme është votimi me lista të hapura, ose me sistem maxhoritar për demokracinë dhe sa efikase është demokracia direkte.

Nëse shqiptarët do të kishin mundësi të zgjidhnin ministrat, asnjëri prej ministrave aktualë nuk do të ishte në detyrë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu