Çudirat e tenderëve të kryetarit te votuar nga minoranca e Memaliajt ne zgjedhjet farse te 2019 Gjolek Gucajt alias Spiros Kuremenos, janë prova e qartë dhe e plotë, se ai dhe Laert Duraj kandidati humbes per deputet dhe personi me i urryer ne Memaliaj, e kanë kërkuar dhe e kanë marrë pushtetin, vetëm për të mjelur xhepat e memaljoteve te varferuar nen pushtetin e Rilindjes se duetit Gucaj-Duraj.

Sipas njoftimit zyrtar në buletinin e APP-datë 3 gusht 2020, rezulton se kjo bashki, ka organizuar tender “emergjent” me vlere 8000 Euro për blerje kostume popullore, me kontratë të lidhur më 27 korrik 2020.

Sipas dosjes së tenderit, kjo “ide” është propozuar nga vetë kryebashkiaku Gjolek Gucaj alias Spiros Kuremenos për të “rilindur” traditën e këngës popullore, meqë edhe vetë është këngëtar folkorik nga Damësi.

Referuar projekt-shpenzimeve “artistiko-kulturore”, që do bëjë bashkia për 4-mujorin shtator-dhjetor, rezulton se krybashkiaku i pazgjedhur Spiros Kuremenos alias Gjolek Gucaj, ka planifikuar edhe 5 milionë lekë fond, për blerje gërneta, daulle, fyej e dajre.

Bashkia e Memaliajt, bënë mirë që nxit ahengun për popullin fukara, por 10 milionë lekë për kostume popullore, se kështu u hiqet mendja nga reagimi kundër varfërisë.

Por duket çmenduri, kur mëson se është bërë gati dhe tenderi 4000 Euro, për blerje gërneta, daulle, dajre e fyej; e këto shpenzime taksash publike për kostume ahengu, tingëllojnë krejt anormale, për një bashki ku 3000 familje qajnë për bukë e ilaçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu