Mijëra mushkonja të modifikuara gjenetikisht dhe të ‘‘mbushura’’ me Viagra janë arratisur nga një laborator studimi në Wuhan të Kinës.

Lajmin e bëri të ditur Instituti i Virologjisë së Wuhanit duke thënë se një pickim i tyre mund të rrisë në mënyrë të pakontrolluar epshin seksual te meshkujt.

Doktori që bëri studimin u shpreh se efekti i pickimit të këtyre mushkonjave mund të zgjasë deri në dy ditë.

“Efektet e një pickimi të mushkonjave mund të zgjasin deri në dyzet e tetë orë dhe simptomat përfshijnë një rritje të epshit, zgjimit seksual,” tha Dr. Uenzi Ying Yin Jing.

Një i moshuar 87-vjeçar i cili mendohet se është pickuar nga këto mushkoja tha se ka pasur një rritje të èpshit si dhe një dëshirë të pa kontrollueshme për të parë porno.

“Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë pornografi gjatë gjithë jetës sime,” tha 87-vjeçari.

Ndërsa një pacient tjetër, që u shtrua në spital pas pickimit të këtyre mushkonjave ka ecur lakuriq në korridorin e spitalit duke u masturbuar.

“I riu ndjeu një dëshirë seksuale të pakontrollueshme ndaj burrave, grave, kafshëve, madje edhe bimëve dhe tregoi simptoma të cilat mund t’i atribuohen kësaj mushkonje të veçantë”, shpjegoi një mjek.

Ky është ‘‘infeksioni’’ i dytë që ka dalë nga Wuhani pasi në dhjetor të viti të kaluar në atë vend u shfaq për herë të parë virusi SARS-COV 2, i cili tani është kthyer në epidemi globale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu