Që Spiros Kuremenos alias Gjolek Guci kryetari i emeruar i Bashkise Memaliaj ka simpati per Greqine pasi edhe aty eshte pagezuar per dallditë e tij në rinine e hershme si endacak, kete e di gjithe Memaliaj madje edhe vete Laerti nga Damesi qe e promovoi, por qe te diktoje greqishten ne emertesat e zonave dhe krahinave ne territorin e Bashkise Memaliaj, kjo nuk tolerohet.

Ne faqen zyrtare te Bashkise Memaliaj, nje dite me pare eshte postuar nje status vetem e vetem te nxirrte emertesen nga greqishtja te tre Cukave te Gllaves qe ndodhen ne Buz duke i “pagezuar” me greqishten “tri avga” (tre vezet). Ne fakt banoret e Buzit dhe zones perreth keto “avgatë” e Gjolek Gucit alias Spiro Kuremenos, i kane emertuar qysh kur Spiros Kuremenos nuk ishte pjelle madje edhe pjellesit e tij nuk kishin pjelle me emertesen Tre Cukat e Gllaves.

Kjo gafe e Bashkise se Memaliajt meriton nje pergjigje institucionale pasi tjetersimi i emertesave ne menyre te qellimshme denohet sot ne baze te Kodit Penal dhe vec kesaj Gjolek Guci alias Spiros Kuremenos e pakta ka konsumuar vepren penale te shperdorimit te detyres. Gjoleka shoku i Laertit, mund te emertoje me emra greke brenda pragut te tij ke te doje qofshin keta vica apo dosa, por kurresesi nuk mundet qe te greqizoje emertesen e nje lokacioni qe mbart nje emertese te hershme me identitet shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu