Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar pas skandalit te djeshem  te zbuluar nga emisioni ”Stop” per Drejtorin e Ujesjellesit Gjirokaster, Iliaz Memushi.

Permes nje postimi ne fb, deputeti Shehu ka deklaruar se situata në administratë është problematike.

Gjithashtu ai thekson se ‘Rilindja’ e kthyer administratën në Gjirokastër në një mekanizëm, larg asaj që duhet të jetë në funksion të qytetarëve.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Rumpalla ne administraten rilindase ne Gjirokaster e Qark!

Nuk eshte vetem UKGj ne kete derexhe!

Eshte ajo pjese e administrates militante, nepotiste, larg meritokracise e vendosur, e telekomanduar e tille.

Qe me tej keshtu “nxijne” te gjithe, edhe ata punonjes korrekt, te afte te atyre institucioneve shteterore.

E kthyer kjo administrate ne terresi ne nje mekanizem, larg atij qe duhet te “prodhoje” ne funksion te qytetareve.

Sepse ata qe e “komandojne”, e keq perdorin ne funksion te propagandes e interesave politike te Rilindjes!

14 Maji do t’ua ktheje administraten qytetareve!

Por dhe punonjesve te vertete te administrates do tu ktheje dinjitetin, personalitetin e dobiprurjen nga aftesite e puna e tyre!