Shqipëria do njohë ditë të vështira, por një qeveri të tillë skandaloze nuk e ka njohur ndonjëherë.

Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bëri thirrje studentëve të mjekësisë që të bashkohen në aksion kundër koronavirusit.

Por në mënyrë skandaloze, një mjek është shkarkuar nga detyra një ditë më parë. Ilir Allkja thotë se është shkarkuar si hakmarrje e kryeministrit Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve mbrojtëse për mjekët.

Se si mund të shkarkosh mjekët në ditën kur bën thirrje për të mobilizuar edhe studentët e mjekësisë, këtë vetëm një qeveri skandaloze mund ta bëjë.

Jo vetëm kaq, por rastet nga Fieri, Berati, Durrësi e gjetkë po tregojnë se mjekët po dërgohen në luftë kundër sëmundjes pa pajisjet mbrojtëse dhe po bien të parët viktima.

Nga ana tjetër, kjo është qeveria që u shpërndau atyre mijëra maska të skaduara dhe nuk ka kërkuar minimalisht ndjesë.

Një burim i tha Syri.net se mjekët janë të terrorizuar nga situata, jo për shkak se janë përballë një armiku, por se ndjehen të tradhtuar në misionin e tyre.

Po ashtu kjo është qeveria që ka degdisur më shumë mjekë në emigrim, sidomos drejt Gjermanisë dhe nuk ka bërë asgjë për t’i kthyer apo mbajtur në vendlindje.

Kujtojmë se prej shtatë vitesh, miliarda euro kanë shkuar për koncesione që kanë rritur në mënyrë të pabesueshme fitimet për një grusht njerëzish. theksojmë se vetëm me fitimet e koncesioneve të shëndetësisë për një vit, mund të ishte ndërtuar një qendër spitalore moderne. Po për shtatë vite çfarë mund të ishte ndërtuar?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu