Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, njëkohësisht edhe ish-ministër i Shëndetësisë, Prof. Dr. Tritan Shehu, në një postim në fb shkruan se vaksinën kineze OBSH nuk e rekomandon as për vendet e Afrikës.

Prof. Dr. Shehu akuzon qeverinë Rama për futjen dhe injektimin e vaksinave kineze te qytetarët shqiptarë, duke ngritur alarmin per situaten e krijuar.

Ja postimi i plote i Prof. Dr. Shehut:

Alarm e rrezik real nga vaksina kineze qe po perdoret ne Shqiperi!

Edhe OBSh, qe e ka nivelin e kerkesave te sigurise shume me te ulet se EMA apo FDA, nuk rekomandon perdorimin e vaksines kineze, si te pa efekeshme.

Ndersa Rama mburet se po vaksinon shqiptaret me kete vaksine me etiketa turqisht e date skadence tashme te kaluar prej javesh!
Pra shqiptaret jo vetem nuk po marrin dicka qe u serviret vendeve e popujve te Europes!

Ata po marrin edhe me keq, po marrin ate cfare OBSh nuk e rekomandon as per vendet e Afrikes, ku vlen se paku vetem miratimi e rekomabdimi i saj.

Rreziku ketu qendron pervec te tjerave edhe ne faktin se duke u “ofruar” nje vaksine e tille krejt e pa sigurte ne eficience (gjermanet e japin vetem 30%), krijohet artificialisht ideja e “imunizimit te sigurise”, qe duke te cuar te ulja e masave mbrojtese e kontrolluese per t’i rene borive te “fitores”, sic po ndodh tek ne, mund te coje pak me tej ne nje katastrofe epidemiologjike, e ngjashme me ate ne Kili.

Ndersa ajo qe degjova sot nga drejtuesit e Ministrise se BE njeh dhe kete vaksine kineze per levizjen e lire….ishte vetem nje shaka e hidhur nga halli!

Mire Rama “nuk i di” keto, po ai Komitet ku eshte, kur disa muaj me pare betohej vetem per certifikimin e EMA e FDA!

Kujdes se dardha e ka bishtin prapa!

Por problemi eshte se kjo paguhet nga njerrezit me jete e shendet…nga ekonomia me varferi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu