Një deklaratë që bëri dje kryeministri Edi Rama, tregoi se nuk ka njohuri te sakta sa i përket numrit të shteteve që përfshijnë Ballkanin.

Rama thotë se janë gjithsej 6 shtete. Por në të vërtetë, ashtu siç është mësuar prej vitesh edhe në histori-gjeografi, janë plot 12 shtete ose dy herë më shumë nga sa tha sot z.Rama.

Vendet që përbëjnë Ballkanin janë Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia  Serbia, Greqia dhe Turqia.

Por edhe nëse z.Rama do të aludonte se e kishte fjalën vetëm për Ballkanin Perëndimor sërish do të ishte gabim pasi kjo pjesë e gadishullit Ballkanik ka shtatë shtete dhe ato janë Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia.