Një ushtarak shqiptarë i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar pasi dyshohet si i përfshirë në aktivitet kriminal.

Gazetari Muhamed Veliu, duke iu referuar policisë së Holandës, raporton  se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje.

Ushtaraku nga Shqipëria tashmë po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se përshtati një shtëpi për kultivimin e kanabisit.

Autoritetet në Holandë thanë se major Donoshi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ngritën një shtëpi për rritjen e  kanabisit, në qytetin Brunsum.

I kontaktuar nga mediat për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoi që të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.

“Çfarë, çfarë? Absolutisht Jo! Kujdes me privatesinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes përmes zëdhënësit Fation Hoxhalli ka dhënë këtë reagim:

“Eshtë përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet hollandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet hollandeze, ndërsa i ka ndaluar Dinoshit të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhrshëm në atdhe”.

Më tej, Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet hollandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu