Jugulajm.net raporton se familjarët e Nesim Hoxhës, shprehen se gjyqtari i Gjykates së Përmetit Dritan Hasani, në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po përgatisin hapin e rradhës për të nxjerrë të lirë killerin e Përmetit Alban Voda, i cili në 5 mars 2017 vrau duke i prerë kokën 66 vjecarit Nesim Hoxha në fshatin Ujëmirë në Bashkinë Këlcyrë.

Mendohet se zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor-shprehet i irrituar vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha i cili premton se nuk do ta lërë me kaq këtë cështje.

Vëllai i viktimës kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetgjyqësisë.

Ngjarja e ndodhur në 5 mars të 2017, bëri bujë të madhe pasi ishte e padëgjuar dhe e paparë në këtë fshat vrasje e tillë. Alban Voda, për motive të dobëta goditi disa herë me thikë 66 vjecarin Nesim Hoxha duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ky veprim u konsiderua i ndërmarrë në kushtet e depresionit pasi ish komandoja i Afganistanit, ishte nën efektin e lëndëve psikotrope.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu